Deputeti i PS shpërthen ndaj kryebashkiakut të PDIU-së: Të arrestohet

Deputeti i PS shpërthen ndaj kryebashkiakut të PDIU-së: Të arrestohet

Deputeti i PS, Erjon Brace ka denoncuar dhe ka kërkuar arrestimin e kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës Beqir Nuredini, i cili vjen nga radhët e PDIU. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Erjon Brace thotë e kreu i bashkisë së Rrogozhines cdo natë iu vendos zjarrin plehrave duke ndotur disa fshatra nga gazrat që çlirohen.

Statusi i Braces: 

A do ta lidhe kush kete Kryetarin e Bashkise ne Rrogozhine?! Ate personalisht, kerkend tjeter!! Shihni ckrim po ben!! Cdo nate ju ve zjarrin plehrave dhe, Cermat duke nisur nga e Cerma e Siperme, Thanasaj etj fshatra aty prane, NDOTEN MASIVISHT NGA GAZRAT QE CLIROHEN PREJ DJEGIES!! Une nuk kam kujt i them me! Tani po i apeloj publikisht Inspektoriatit te Mjedisit, Policise se Shtetit gjithashtu. Rrogozhina po kthehet ne ferr per Cermat keto 20 vitet e fundit! Ne fillim derdhnin plehrat ne lum, tani i jane turrur lumit dhe po e gerryejne e shkaterrojne per inerte, gazrat prej djegies jane shume fare!
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy