Braimllari: Raporti i OSBE/ODIHR vulos faktin që zgjedhjet e 25 prillit kanë rënë

Braimllari: Raporti i OSBE/ODIHR vulos faktin që zgjedhjet e 25 prillit kanë rënë

Raporti final i OSBE-ODIHR, për LSI i ka vënë vulën masakrës zgjedhore të 25 prillit të “shkaktuar nga qeveria”, ka konfirmuar sot përmes një deklerate për media, sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari.

Braimllari theksoi se, “raporti, vulos faktin që më 25 prill nuk pati zgjedhje, por një masakër zgjedhore të drejtuar drejtpërdrejt nga Rilindja”.

“Nga ky raport, u konfirmua se më 25 prill, vullneti i shqiptarëve u tjetërsua. Blerja masive e votave. Presion ndaj votuesve në favor të rilindjes. Keqpërdorimi i aseteve publik në avantazh të partisë në pushtet. Rritjen e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale. Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet. Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën. Vjedhja e të dhënave private dhe personale nga partia në pushtet. Përdorimi i grupeve kriminale për të intimiduar votuesit. Ndryshimet kushtetuese të njëanshme në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias”, tha Braimllari.

Përmes kësaj deklarate, sekretari i LSI, thekson faktin e cilësuar nga kjo parti, se zgjedhjet e 25 prillit kanë rënë.

“Pra është e qartë që zgjedhjet e 25 prillit kanë rënë.  Më 25 prill nuk pati zgjedhje të lira dhe të ndershme por tjetërsim vullneti, ndërhyrje dhunshëm në proces në favor rilindjes.  Ndaj, beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme është pa kompromis për të shpëtuar të ardhmen e shqiptarëve dhe Shqipërisë nga një bandë në pushtet”, u shpreh ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy