Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin për “Dhënie Amnistie” përfshihen edhe të dënuarit deri më 31 dhjetor

Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin për “Dhënie Amnistie” përfshihen edhe të dënuarit deri më 31 dhjetor

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka miratuar në mbledhjen e sotme projektligjin e ri për “Dhënie Amnistie”, me një ndryshim.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj paraqiti sot para deputetëve të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut detaje nga projektligji i ri për “Dhënie Amnistie”.

Efekti i amnistisë do të përfshijë të gjitha kategoritë që përfitojnë dhe që janë dënuar deri më datë 31 dhjetor të vitit që lamë pas.

Në votimin e kësaj shtyrje të efektit të amnistisë të gjithë të pranishmit kanë votuar pro, ndërsa Alket Hyseni abstenoi.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Manja kërkoi që efektet e amnistisë të shtyheshin në momentin që hyn në fuqi, ndërsa ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh se nëse miratohej në këtë formë kush ka bërë krim dorëzohet dhe përfiton nga amnistia.

Kështu Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut vendosi shtyrjen e efekteve deri në 31.12.2019.

Sipas Gjonajt, gra të dënuara me vendim të formës së prerë në burgjet shqiptare janë 54 nga të cilat 22 do të përfitojnë lirinë nga amnistia, ndërsa 28 të tjera ulje të dënimit me 1/3 e tij ndërsa 4 prej tyre nuk janë përfshirë si pjesë përfituese nga amnistia.

Nga amnistia nuk përfitojnë të dënuarit me burgim të përjetshëm, ata që janë dënuar për dhunë në familje, krime seksuale apo korrupsion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy