Folklor politik. Edi Rama po zbavitet, nuk po bën fushatë elektorale, të gjithë janë në shërbim të udhëheqësit si të dëfrejnë udhëheqësin, ndërkohë askush nuk merret me substancën as pala tjetër, se kanë interesat personale.
Kështu tha analisti Denis Dyrnjaja për “MCN Live” duke deklaruar se alternativa është më qesharake se qeverisja dhe mes dy gjërave qesharake, njerëzit bëhen më indiferent dhe pushteti mbetet në dorën e atij që e zotëron më mirë arenën e humorit banal të 2025.

Sali Berisha që doli nga SPAK, vazhdon të jetë politikan paradoksal, i pakuptueshëm, se nuk arrij dot ta mendoj dhe perceptoj që një politikan që duhet të përkrahë SPAK, kur ti nuk ke problem me drejtësinë nuk ke pse të kesh kompleks me drejtësinë.
Ti nuk mund të ekspozosh aferat e Taulant Ballës që është njeriu që kontrollon bandën, aferën e McGonigal, ti çon denoncime te ky SPAK dhe e trajton si organizatë kriminale dhje e quan jo kaps, jo organizatë kriminale.
Kjo nuk është serioze që agjendën kryesore të fjalimit të tij e kishte në qarjen e hallit të agjendave të të burgosurve.
E gjithë agjenda e Berishës ishte për hallin e vetë dhe të Ilir Metës që ndodhet në burg.
Berisha flet për vetingun e vetë pasuror, por nuk na flet si u bë i pasur vajza dhe djali i tij.
Ka vjedhje me letra që ti qepësh letrat mirë dhe unë mos të të kap dot ka dhe vjedhje të trashë siç e kanë bërë te grupi “5D” i Veliajt që rakordojnë. Berisha ka qenë i zgjuar se i ka bërë me letra.
Këto kullat në Tiranë kush i ka, si dolën? A flet Berisha për këto? Nuk flet, se ka interesat brenda vetë.
Është i pasinqertë dhe për këtë shkak Rama merret me gratë që bëjnë këngë për bufin dhe për këtë shkak më 11 maj do i dhurohet pushteti Ramës nga ky njeriu me këtë kapelen qesharake, që është bërë më qesharak se këta që i marrin lekë nga Amerika.
Vjen njëri nga Amerika i vendos këtë kapelën dhe i merr miliona dollarë.
Në këtë pikë jemi katandisur ku alternativa është më qesharake se qeverisja dhe mes dy qesharake njerëzit bëhen më indiferent dhe pushteti mbetet në dorën e atij që e zotëron më mirë arenën e humorit banal të 2025.
Agron Shehaj që është një alternativë, e ka blerë partinë. E ka partinë si dyqan. Agron Shehaj thotë unë e financoj vetë partinë time.
Nuk ka demokraci që në fillim, këtu ka mbaruar historia. Kjo është fytyra e asaj që shohin shqiptarët sot, prandaj ikin shqiptarët, se është neveri është fyerje e mesatares së inteligjencës.
Ku ta përplasin kokën njerëzit, vendoset një establishment që ka PS votat dhe një establishment që ka PD votat.
Pashë Erion Braçen që kishte shkuar në takim nga njësia 5 në Tiranë dhe tha që jam çik vonë për t’iu takuar.
Ato gratë ishin disa zonja të cilat i ankoheshin Braçes për gjëra banale fare.
12 vjet kërkoj të më mbulojnë baltën që kam para shtëpisë i thoshte një grua.
Dhe pas 12 vitesh ai i thoshte unë tani e kam marrë dhe do jem para jush... kur bashkia e Erion Veliaj shkëlqente në sytë tanë si brilantë.
Ka rrugë që nuk kanë parë kurrë asfalt. Ndoshta dhe Kalisin në Kukës i ka më mirë rrugët se sa disa rrugë në Tiranë.
Nuk e di se si Rama ka degraduar në këtë lloj niveli, ai ka qenë antikonformist.
Shpresoj që të reflektojë se unë e di që ata që ka poshtë nuk ia thonë se ka disa urithë dhe shërbëtorë që vetëm majmen nga pushteti i tij.



