Shehaj: Mbështes kuvendin në 11 dhjetor, kam qenë i përjashtuar ‘de fakto’ nga PD

Shehaj: Mbështes kuvendin në 11 dhjetor, kam qenë i përjashtuar ‘de fakto’ nga PD

Agron Shehaj, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka deklaruar se është sulmuar nga mbështetësit e Bashës, që prej momentit kur ai kandidoi për kryetar të kësaj partie dhe se de facto ka qenë i përjashtuar dhe mënjanuar nga partia që kur ai kandidoi për kryetar të kësaj partie.

Me sa duket më janë vërsulur, dhe kjo ka nisur që kur kandidova për kryetar të PD. Aty ka filluar izolimi, apo de facto përjashtim. Me vendimet që ka marrë Basha pas zgjedhjeve, unë de facto kam qenë i përjashtuar nga PD. Kam qenë i mënjanuar.

Unë jam deputet. Unë nuk vendosa të marr pjesë në Kuvendin e datës 11, sepse më ishin mbyllur mundësitë me kryetarin Basha. Vendosa sepse duke kontrolluar firmat, mbështetja midis demokratëve, reagimet pro Berisha në rrjetet sociale, sondazhet e shumta që janë bërë, e dimë shumë mirë si e nxjerrin Bashën dhe si nxjerrin Berishën. Tregojnë qartë që demokratët duan ndryshim, duan të bëjnë Kuvendin. Unë si përfaqësues i Kuvendit duhet të shkoj nëse mendoj se është legjitim dhe është legjitim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy