Basha takoi zv.kryeministren e Kosovës: Interesat tuaja në rajon, primare për Shqipërinë

Basha takoi zv.kryeministren e Kosovës: Interesat tuaja në rajon, primare për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha, priti sot Zv. Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Znj. Donika Gërvalla.

Basha dhe Znj. Gërvalla ndanë mendime të njëjta mbi rëndësinë që ka dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e moscënimit të integritetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, unitetin politik me të cilin Kosova duhet të përfaqësohet në këtë dialog. Mbyllja e dialogut me njohje respektive është interesi i gjithë rajonit.

Kontributi i parë që BE mund të japë në dialog është të bindë 5 vendet anëtare ta njohin Kosovën. Kryedemokrati theksoi se Shqipëria nuk mund të ketë interes më të lartë se interesat e Kosovës në marrëdhëniet rajonale. 

Po ashtu u diskutua mbi Luginën e Preshevës, pasivizimin e adresave dhe diskriminimin që u bëhet shqiptarëve. Z. Basha përsëriti qëndrimin e tij, se Shqipëria duhet të mbrojë dhe mbështesë fuqimisht interesat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe Serbi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy