Vasili: 40 mijë të rinj deri në 29 vjeç largohen në një vit, ekzistenca në rrezik të jashtëzakonshëm

Vasili: 40 mijë të rinj deri në 29 vjeç largohen në një vit, ekzistenca në rrezik të jashtëzakonshëm

Të dhënat e publikuara nga INSTAT për largimin e të rinjve, kanë sjellë reagimin e nënkryetarit të Partisë së Lirisë Petrit Vasili.

Vasili e cilëson këtë si një dramë atdhevrasëse. Ai deklaron se ekzistenca dhe identiteti ynë janë në një rrezik të jashtëzakonshëm, teksa qeveria nuk ka asnjë zgjidhje, asnjë ide apo shpresë që kjo të ndalet.

Kjo është drama atdhevrasëse!

Dyzet mijë të rinj deri në moshën 29 vjeç largohen vetëm në një vit!
Rinia pra forca aktive largohet masivisht, Shqipëria njerëzore mpaket e plaket përditë, ekzistenca dhe identiteti ynë janë në një rrezik të jashtëzakonshëm.
Nga qeveria asnjë zgjidhje, asnjë ide, asnjë projekt madhor, asnjë shpresë, që kjo të ndalet.
Nga qeveria vetëm lajme të hidhura, grabitje e pandalshme, pabarazi përpara ligjit dhe përçmim e përbuzje ndaj njerëzve të thjeshtë.
Mendoni pra se sa e ligë dhe sa atdhevrasëse është propaganda e qeverisë dhe e gjithë atyre, që i mbajnë ison përpara kësaj drame të pandalshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy