Rama në Kavajë: PD nuk ka asnjë shembull të mirëqeverisjes vendore, kush i jep votën opozitës, i pret vetes biletën për të ecur mbrapsht

Rama në Kavajë: PD nuk ka asnjë shembull të mirëqeverisjes vendore, kush i jep votën opozitës, i pret vetes biletën për të ecur mbrapsht

Kryesocialisti Edi Rama, prezantoi sot kandidatin e PS-së në Kavajë, kryetarin aktual të bashkisë, Redjan Krali, teksa u kërkoi atyre që Kavaja të votojë për të ecur përpara.

Ne kemi ndërtuar plot shkolla, kopshte, çerdhe. Ja ku janë edhe apartamentet e atyre që humbën shtëpitë. Por kjo nuk mjafton, ato duhen mirëmbajtur.

Si mund të mendohet se vota për shtëpi, shkolla, çerdhe, strehim social, për biznesin e vogël, biznesin e madh, ndryshimin e infrastrukturës mund të shkojë pa asnjë logjikë te dy hije që nuk e duan Kavajën për ta bërë më të bukur.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se Partia Demokratike nuk ka mundur të krijojë një shembull të mirëqeverisjes vendore gjatë 30 viteve të fundit.

Në 30 vjet qëkur ka zgjedhje demokratike vendore në Shqipëri, nuk kanë mundur të krijojnë një shembull të vetëm që dinë të kujdesen për një bashki, për një qytet, për një fshat.

Më kujtohet që kur Kavaja u kthye në duart e tyre të vetmet probleme që patëm ne me Kavajën nuk ishin më si të financojmë ndonjë projekt më shumë, si të bëjmë një kopsht më shumë, si të bëjmë një shkollë më shumë, si të hapim një tjetër hapësirë të gjelbër, si të kemi edhe më shumë pastërti në bregun turistik të Kavajës, por të vetmet probleme që kishim ishin lejet në rërë.

Rama deklaroi sot nga Kavaja se kush i jep votën opozitës, i pret vetes biletën për të ecur mbrapsht.

Nuk i duan bashkitë për t’i bërë më të bukura pas sa herë u kanë rënë në dorë i kanë shëmtuar. Të më thonë një bashki që e kanë rregulluar.

Shiheni Shkodrën çfarë kanë bërë. Shkodra një nga kryeqendrat e Shqipërisë, kulturës, historisë dhe traditës, shioheni se cfarë është sot. Kush e ka bërë Shkodrën. Zoti e ka bërë Shkodrën të mrekullueshme, me lum dhe liqen, me të gjitha të mirat.

Historia i ka dhënë gjithçka Shkodrës, e ka bërë ashtu vota për ata.

Kush ua jep voton atyre i preftë vetes biletës për të ecur mbrapsht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy