
Shefja e diplomacisë europiane, Frederica Mogherini, më 8 dhe 9 maj, do të qëndroi në Tiranë. Siç bëhet e ditur, Mogherini, do të marrë pjesë në aktivitete në kuadër të Ditës së Europës në Tiranë dhe do të ketë takime me kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të opozitës.
Vizita e saj vjen disa javë para se Komisioni Europian pritet të publikojë rekomandimin për hapjen ose jo te negociatave për Shqipërinë, në 29 maj dhe një muaj para se në vend të zhvillohen zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Vizita e saj e fundit ishte prilli i vitit të kaluar, ndërsa pothuajse në të gjitha vizitat e saj në Tiranë, diplomatja evropiane e ka gjetur politikën në mes të krizës.



