Ndonëse në paraburgim, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shkarkuar Anuela Ristanin nga funksioni i kryetares në detyrë të Bashkisë Tiranë.
Ai ia ka deleguar detyrën e re nënkryetares Sara Goxhaj, ndërsa kryeministri Rama e ka rikthyer në detyrë.
Lidhur me këtë avokati Spartak Ngjela në ‘MCN Live’ u shpreh se personi juridik që ka kompetencën është Erion Veliaj për aq kohë sa nuk kemi një vendim të formës së prerë për akuzat ndaj tij.
Sipas tij nuk sheh të ketë konflikt mes Ramës dhe Veliajt sepse po të kishte e kishte pushuarv Ram, ndërsa këta kanë bërë lëshim, ja kanë lënë në dorë spontanitetit për të parë se si do shkojë çështja.
Pavarësisht se Veliaj është arrestuar s’ka vendim të formës së prerë dhe ai drejton ende bashkinë, se si e drejton e di ai, por pretencën e ka ende kryetari.
Ai rrëzohet si kryetar ligjërisht kur dënimi merr formën e prerë. Kryetari nuk mbahet si hije. Veliaj ende prezumohet i pafajshëm dhe mendohet apo konsiderohet i pafajshëm derisa vendimi të marrë formën e prerë.
Çështja qëndron se ai që është kryeministër është dhe kryetari i partisë socialiste, pra janë të lidhura dhe nuk është aq e thjeshtë, ne do i qëndrojmë faktit real, prezumohet i pafajshëm s’ka marrë akoma dënim dhe do shohim si do vijohet dhe fakti që Rama e mban do të thotë se ja ka nevojën.
Veliaj për pozicionin e tij si kryetar bashkie është në spital dhe jo në burg, do iki nga spitali në burg kur dënimi të marrë vendimin e formës së prerë.
Rama e ka në dorë se është kryeministri sepse është dhe kryetar i partisë, prandaj nuk shoh të ketë konflikt mes Ramës dhe Veliajt sepse po të kishte e kishte pushuar, ndërsa këta kanë bërë lëshim. Ata ja kanë lënë në dorë spontanitetit për të parë se si do shkojë çështja.



