Gjyqi në Nju-Jork, Trump: Partia në pushtet po tenton të arrestojë kundërshtarin politik

Gjyqi në Nju-Jork, Trump: Partia në pushtet po tenton të arrestojë kundërshtarin politik

“Sot është dita kur një parti politike në pushtet arreston kundërshtarin e saj kryesor se nuk ka kryer asnjë krim”, shkroi Donald Trump në një email drejtuar mbështetësve të tij.

Ish-presidenti amerikan kërkon që gjyqi për rastin e yllit porno duhet të zhvendoset në Staten Island, duke shmangur gjykatën në Manhattan, një "vend shumë i anshëm, me disa zona që votojnë 1% republikanët", shkruan ai në rrjetin Truth social.

Staten Island – i vetmi qark që votoi për të në 2016 dhe 2020 – “do të ishte një vend shumë i drejtë dhe i sigurt për gjykim”.

"Për më tepër - vazhdon ai - gjyqtari shumë i njëanshëm dhe familja e tij njihen mirë si urrejtës të Trump".

Trump është në Nju Jork, në apartamentin nën çati të kullës që mban emrin e tij në Fifth Avenue përpara aktakuzës në seancën historike në rastin e yllit porno Stormy Daniels. Ai do të jetë ish-presidenti i parë amerikan që do të vihet nën hetim penal. Nju Jork është blinduar me barriera dhe agjentë rreth gjykatës së Manhatanit dhe Kullës Trump.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy