
Kryeministri Edi Rama, vazhdoj të jetë këmbëngulës përsa i takon amnistisë fiskale, teksa nga ana tjetër BE është kundër këtij procesi dhe bën thirrje për monitorim.
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një komunikim për MCN live, mendon se Rama ka dalë kundër SHBA dhe BE, ata që punojnë jashtë i kanë paratë e legalizuar nuk kanë nevojë për procese të tilla.
Unë mendoj që një raport i qartë i SHBA-së, i Britanisë dhe i BE-së kundër kësaj amnistie ka përcaktuar edhe qëndrimin e opozitës apo edhe timin personal.
Shqetësimi i tyre se kjo do të krijoj mundësinë e zgjerimit akoma më shumë të korrupsionit, për të krijuar probleme sa i takon shpëlarjes së parave është një shqetësim real, i dukshëm dhe evident në Shqipëri, që në nuk mund ta anashkalojmë me faktin që duam të bëjmë një amnisti sa i përket parave të njerëzve që punojnë jashtë.
Ata që punojnë jashtë i kanë paratë e pastra, të legalizuara dhe nuk kanë nevojë për procese të tilla përveçse tyre që i kanë të vendosura në mënyrë abuzive.



