Lame tregon CV-të që i kanë mbërritur në zyrë: Me mik nuk keni shans, mos u lodhni kot

Lame tregon CV-të që i kanë mbërritur në zyrë: Me mik nuk keni shans, mos u lodhni kot

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, në një postim në rrjetet sociale, inkurajon të rinjtë që janë në kërkim të një pune dhe që plotësojnë kriteret, të bëhen pjesë e konkursit për vendet e lira në drejtoritë rajonale që ky institucion ka në të gjithë vendin. Lame gjen me vend të nxisë të rinjtë që kërkojnë punë ta bëjën këtë gjë sipas procedurave të konkurrimit, pa ndëryrje miqsh dhe ta marrin seriozisht garën.

Djem e vajza,
Pas disa ditësh ALUIZNI do të organizojë një konkurs për vende të lira pune në të gjitha drejtoritë Rajonale, prej Shkodrës e deri në Sarandë. 
Lajmerimin zyrtar ka ditë që është publikuar dhe besoj që e keni parë.
C'ka më ka bërë përshtypje jane pirgjet me dosje aplikimi dhe numri i madh i CV-ve të mbërritura. 
Ju lutem të gjithëve, merreni seriozisht dhe mos e konsideroni si nga ato konkurset e llojit “më ka çu nona me la gojen”. “Nona” kësaj rradhe do vërtet të punësojë njerëz që do t’i bëjnë hyzmetin punës.
Edhe po s’ja dolët kësaj rradhe, mos u mërzisni, jeta ka edhe rrëzime e, veç kësaj, pas disa muajsh do të organizohet një tjetër konkurim masiv, në të cilin përpjekja juaj e tanishme do të vlejë.
Aman, në keni perëndi, mjaft me miq, ndërhyrje, e më the të thashë, se të vetmin efekt që kanë, është ta shoh me inat mikxhiun.
Deputetë e ministra, partiakë e funksionarë, kanë gjithë të drejtën e tyre të interesohen për njërëz ndaj të cilëve kanë detyrime partie, elektorati, e më the të thashë. Por ndërhyrja merr fund tek kandidimi i të mbështeturit prej tyre. Pas atij momenti, e ka fjalën komisioni.
Çuna, goca që do kandidoni, besojeni këtë përpjekje që po bëni, duke u përpjekur të provoni muskujt tuaj dhe jo muskujt e mikut.
Unë vetë ja kam dalë vetë në jetë, se hera e fundit që kam futur mik babin, ka qenë në vitin 1988, që të më rregjistronte në një ekspeditë verore arkeologjie në Luaras të Kolonjës.
Suksese të gjithëve në provën tuaj,
Artan Lame

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy