Marrëdhëniet shumë të mira dhe bashkëpunimi mes dy vendeve kanë qenë në qendër të takimit të zhvilluar mes Ministres se Integrimit Europian, Klajda Gjosha dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë në Hungari, Péter Szijjártó.Ministri hungarez u shpreh se Hungaria do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në proçesin e integrimit në BE.



