Hoxha: Sondazhet e PS tregojnë s’e nuk kalon 38 për qindshin në Vorë. Tendencë për unifikim brenda PD

Hoxha: Sondazhet e PS tregojnë s’e nuk kalon 38 për qindshin në Vorë. Tendencë për unifikim brenda PD

Sekretari për Diasporën në PD, Indrit Hoxha, deklaroi në MCN Live se në sondazhet e brendshme të selisë rozë, PS nuk e kalon 38 për qind të mbështetjes në Vorë.

Sipas tij kjo është arsyeja përse PS nuk ka nxjerrë ende një kandidat zyrtar në këtë bashki.

Kërkoni sondazhet e brendshme të PS si del me Vorën. PS s’i kalon 38 për qind. Kjo është një nga arsyet pse PS s’ka konfirmuar një kandidat zyrtar për bashkinë e Vorës. Në momentin që kandidati i PS do jetë zyrtar, do ta ftoj në çdo takim me qytetarët, që të ballafaqohemi, çfarë kanë bërë ata në 4 vjet. Unë po ju them që PS ka bërë sondazhe të brendshme, që i kanë mbyllur. Me të gjithë drejtorët që po sjell Edi Rama, që janë të akuzuar për korrupsion…Unë kandidat në Vorë kam Edi Ramën, jo kandidat tjetër. Rama po të vijë në Vorë, s’ka shans t’ua marrë bashkinë qytetarëve.
Të mos marrim zgjedhjet e 6 marsit. Kam pasur takim në Domje ku nga 100 burra, 60 as që s’kishin votuar. Unë nesër mirëpres edhe z.Alibeaj edhe z.Basha, siç mirëpres kryetarin Berisha, që të vijnë me mua në Vorë dhe të më mbështesin në fushatë. Ne duhet të japim program, alternativ, që këta të rinj të mos të na ikin nga ky vend, por ta ndërtojmë të ardhmen këtu.
Fshati Bërxull s’ka ujë të pijshëm. Mund të jenë 800 familje që furnizohen me bote, me puse, në 32 vite. Administrata e bashkisë Vorë, është e trembur, e terrorizuar nga kjo qeveri. Në katër vite ka ndërruar, 5, 6 a 7 kryetar bashkie. Po të shkoni sot në qendër të Vorës të duket vetja sikur je në luftë në Ukrainë, jo sikur je në një qytet 10 km larg Tiranës. Duhet të rivlerësojmë të gjitha dëmet e tërmetit dhe t’i kthejmë fytyrën e një qyteti Vorës. Po bëhet një grabitje pronash në Vorë. Po përgatisim gjithë kuadrin ligjor për t’i paditur në organet e drejtësisë”.

Hoxha tha se në bashkinë e Vorës ka një tendencë për bashkim dhe unifikim mes dy grupimeve brenda PD-së. Hoxha tha se protestat janë një alternativë nëse Rama kërkon asgjësimin e opozitës.
Të paktën për bashkinë e Vorës shoh një tendencë për një bashkim dhe unifikim, sepse objektiv të gjithë demokratët kanë të fitojnë bashkinë. Pastaj pjesa e parisë se çfarë bën nëpër gjykata, për mua ka zero interes. Në Vorë kam besim, bindje, se PD është e unifikuar dhe do jetë edhe më shumë e unifikuar. Protestat janë një nga opsionet e opozitës, por jo vetëm, opsioni tjetër do jetë edhe alternativa qeverisëse. Nëse këta do kërkojnë asgjësimin e opozitës, nuk do ketë më protesta me fjali të bukura, por aksion kundër një regjimi që kërkon asgjësimin e demokracisë.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy