Izrael-Iran/ Kamberi: Mund të kemi ndryshim të negociuar regjimi si në Siri. Shqipëria e pa rrezikuar

Izrael-Iran/ Kamberi: Mund të kemi ndryshim të negociuar regjimi si në Siri. Shqipëria e pa rrezikuar

Geron Kamberi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, tha në edicionin e lajmeve në Mcn Tv që Shqipëria nuk është e rrezikuar nga konflikti Iran-Izrael, por i duhet të njësojë politikat e jashtme ose të sigurisë përkundrejt zhvillimit të kësaj situate. 

Kamberi vë në dukje se Izraeli ka një farë epërsie ndaj Iranit në aviacion dhe teknologji, pasi Tehrani ka qenë për dekada nën izolim. Sipas tij nëse situata përshkallëzohet mund të kemi edhe një skenar sirian ku të negociohet ndryshimi i regjimit, me përfshirjen e aktorëve të tretë si Rusi, Kinë, Turqi. 

Lidhur me deklaratat e Izraelit se tashmë ka nën kontroll hapësirën ajrore të Iranit, Kamberi tha: 

Kjo deklaratë është bërë edhe dje dhe në një farë kuptimi tregon epërsinë që ka Izraeli ndaj Iranit veçanërisht në aviacion dhe në shumë teknologji të tjera. 

Jo rastësisht Irani kundërsulmon vetëm me raketa balistike dhe s’e vë në dispozicion aviacionin. Sistemi i aviacionit izraelit është e krijuar përgjatë viteve. Irani për një periudhë të gjatë kohe ka qenë nën embargo. 

Që në 79’-ës për shkak të reagimit të komunitetit ndërkombëtar ndaj Iranit, ai ka qenë në embargo. Të dielën ishte parashikuar një raund bisedimesh mes negociatorëve amerikanë dhe iranianë. 

Izraeli s’ka pasur asnjë dilemë mbi programin bërthamor të Iranit. Strategjia është vendosur të zbatohet rregullisht nga Izraeli, ku sa herë që shikon vende që kanë impiante bërthamore, i konsideron kërcënim dhe i godet.

 Izraeli s’ka të deklaruara armë bërthamore, por as e mohon që ka. Shqetësimi është kryesisht për Izraelin, ku pasi Irani tërhoqi njohjen diplomatike pas ardhjes në pushtet të Khamenei-t në 79’-ën. Në rast se Irani do kishte armë bërthamore, duke qenë se është mbështetës i Hezbollahut, Hamasit, Houdhi-t…

E reja e këtij konflikti kësaj radhe është që përmasa e kundërpërgjigjes është shumë e madhe. Objektivat e Izraelit janë përkundrejt parimit të vetëmbrojtjes. Izraeli ka edhe informacione të karakterit inteligjent. Mjaft nga operacionet në Iran, s’janë thjesht ushtarake, por janë përfshirë shërbimet inteligjente”.

I pyetur a rrezikohet Shqipëria, duke u nisur nga fakti që këtu strehohen muxhahedinët, Kamberi tha: 

“Nuk besoj sepse grupi muxhahedinëve që janë të strehuar këtu, janë pranuar për arsye humanitare, por jo që ta përdorin si platforme për luftërat qoftë kibernetike dhe kjo ishte një nga arsyet pse qeveria reagoi. Problemi më i madh i Shqipërisë është që i duhet të njësojë politikat e jashtme ose të sigurisë përkundrejt zhvillimit të kësaj situate. 

Situata po përshkallëzohet nga dita në ditë. Bëhet fjalë për përshkallëzim për të patur një skenar si skenari sirian, një ndryshim regjimi të negociuar, ku mund të futen aktorë të tjerë si Rusia, Kina, Turqia, nëse situata s’do ketë ndalim”.

Irani kontrollon ngushticën e Hormuzit, ku kalojnë 30-40 për qind e rezervave të naftës në tregun europian. Deri më tani s’ka pasur goditje të centraleve bërthamore, sepse një goditje e tillë do ishte shumë problematike. 

Izraeli ka goditur impiantet e depozitimit të raketave balistike, magazinat e depozitimit të tyre dhe fabrikat ku prodhohen, dhe ka synuar të godasë vendet ku janë impiantet e fshehta të pasurimit të uraniumit". 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy