Heqjen e non gratës së kryedemokratit Sali Berisha, nga DASH, sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi e sheh si lobim.
Duke folur për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ai deklaroi se më shumë janë mërzitur demokratët dhe se të gëzuarit e vetëm janë familja e tij.
PD pagoi shumë para për të arritur këtë që është arritur, mbase më shumë janë mërzitur demokratët, se ai tha se “u ktheva”.
Nuk di se ky është gëzimi përveçse i tij dhe i familjes së tij. U vërtetua teza se PD Sali e mbante për kapital dhe e mbajti peng vetëm për interesat e tij dhe familjet e tij.
Nuk u hoq vetëm për të, kanë ndërruar politikat në Uashington për një grup politikanësh dhe kanë marrë mundësinë për të udhëtuar në SHBA.
Ai ka humbur popullaritetin, por a shkon apo jo në Amerikë, kjo ka lidhje vetëm me interesin e tij personal.



