
Kryeministri Edi Rama në konferencën e tretë të NATO-s për mbrojtjen kibernetike, e mbajtur në Tiranë, deklaroi se Shqipëria i mbijetoi sulmeve kibernetike pasi kemi një prej mureve mbrojtëse më të mira kibernetike mes vendeve të NATO-s.
Ai tha se sot përballemi mesatarisht me një sulm kibernetik në çdo tre minuta, por ja dalim t’i zmbrapsim tërësisht.
Duke folur për sulmet që lënë gjurmë, u shpreh se kemi pasur 48 të tilla gjatë gjithë vitit të fundit, por nuk kanë bërë asnjë dëm të konsiderueshëm.
Ne na u desh të përballemi dhe e pamë veten në mes të një sulmi kibernetik mjaft të keq e të gjerë që synoi infrastrukturën tonë digjitale, që është krenaria jonë.
Ne kemi investuar në infrastrukturën tonë digjitale për një qëllim shumë të rëndësishëm, në mënyrë që të bëjmë një kapërcim e të lëmë pas krahëve një histori mjaft të rëndë ryshfetesh kudo e për gjithçka.
Kësisoj përmes kësaj gjëje, ndryshuam krejt “mallkimin” e marrëdhënieve midis qeverisë dhe qytetarëve, midis shërbimeve publike dhe qytetarëve, sepse u bëmë nga të parat vende që nuk kishin sportele për të ofruar shërbimet dhe i sollëm 95% të këtyre shërbimeve në xhepat e qytetarëve, ku mbajnë telefonat inteligjentë a celularë dhe për personat brena a jashtë vendit, të gjithë mund t’i marrin menjëherë dhe falas këto shërbime.
Ky ishte në fakt synimi, një investim i jashtëzakonshëm për burimet tona të kufizuara dhe gjithë ajo kohë e shpenzuar për ta bërë këtë, mund të iknin në tym si pa të keq.
I mbijetuam kësaj dhe jam shumë krenar t’ju them që kemi një prej mureve mbrojtëse më të mira kibernetike mes vendeve të NATO-s.
Nuk është vizionare, është diçka që lind nga nevoja më elementare e mbijetesës. Sot përballemi mesatarisht me një sulm kibernetik në çdo tre minuta, por ja dalim t’i zmbrapsim tërësisht.
Kur behet fjalë për sulme që lënë gjurmë, kemi pasur 48 të tilla gjatë gjithë vitit të fundit. 48 edhe një herë kanë lënë gjurmë por nuk kanë bërë asnjë dëm të konsiderueshëm.
Kështu që, kur vjen fjala për infrastrukturën tonë shtetërore qoftë kjo digjitale ose fizike e përsëris me krenari jemi mes më të mirëve.
Kjo sepse ma ha mendja kemi qenë mes të parëve fare që kombinuan mbrojtje kibernetike me inteligjencën artificiale dhe është inteligjenca jonë artificiale brenda këtij muri mbrojtës kibernetik që bën punë 24 orë në ditë, 7 ditë të javës për të zbuluar në faza shumë të hershme potencialin e sulmeve të dëmshme, por kjo është vetëm një anë e medaljes. Ana tjetër është sektori privat.
Na duhet të bëjmë shumë më tepër për ta përfshirë sektorin privat dhe për t’i ndërgjegjësuar që ashtu si vdekja që nuk është thjeshtë një zë i pa konfirmuar siç shumë nga ne në Ballkan besojnë se është, sulmi kibernetik është real dhe dëmi që mund të bëjë është real.
Kështu që mund t’ju them sesi kanë ecur gjerat në sektorin financiar me bankat pasi kaluam këtë sulm kibernetik të cilit i mbijetuam nga një vend që na vë në shënjestër sistematikisht, por që tashmë jemi shumë më të mirë pozicionuar për ta përballuar.
Mblodhëm bankat dhe thamë “jemi në shënjestër të aktorëve të mëdhenj, jo të një aktori të vogël kështu që ju lutem angazhohuni, ju lutem investoni, ju lutem të bashkëpunojmë. Jemi gati t’ju ofrojmë dijen tonë, t’ju ndihmojmë” dhe e morën shumë lehtë.
Pastaj një prej tyre u desh të përballej me këtë gjë dhe kuptoi që ishte vërtet shumë keq.
Tani mund të themi me paksa çlirim që kur vjen fjala për sektorin bankar niveli i mbrojtjes është i lartë, po aq sa është i lartë kur vjen fjala për sektorin energjetik.



