Pasi i dha fitoren kandidatit socialist, Tropoja i ka dhënë PS-së edhe Këshillin Bashkiak.
Në përfundim të procesit të numërimit, PS ka fituar me 51.2% të votave (5126 vota), ndërsa Bashkimi për Fitore ka marrë 48.8% (4876 vota).
Kjo e kthen tërësisht majtas pushtetin vendor të rrethit të konsideruar gjithmonë bastion i sigurt i së djathtës.



