PD: Rama hoqi Teatrin Kombëtar nga zona e mbrojtur për të ndërtuar kulla

PD: Rama hoqi Teatrin Kombëtar nga zona e mbrojtur për të ndërtuar kulla

Partia Demokratike ka vijuar me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për shembjen e Teatrin Kombëtar. Përmes ish-ministrit “Teknik”, Gazmend Bardhi, demokratët akuzojnë kreun e qeverisë se ka kohë që e përgatit me kujdes planin për shembjen e Teatrit Kombëtar me qëllim përfitime vetjake.

Nga selia blu  këshilltari i grupit të PD, tha se në vitin 2017, Edi Rama hoqi Teatrin Kombëtar nga zona e mbrojtur për të ndërtuar kullat dhe pastruar paratë e drogës dhe korrupsionit. Sipas tij plani mafioz dhe korruptiv i Edi Ramës për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar 6 Kulla në qendër të Tiranës, është i mirëmenduar dhe i përgatitur me kujdes prej kohësh.

"Plani mafioz dhe korruptiv i Edi Ramës për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar 6 Kulla në qendër të Tiranës, është i mirëmenduar dhe i përgatitur me kujdes prej kohësh. Partia Demokratike ka faktuar gjatë gjithë këtyre ditëve, sesi Edi Rama, në çdo funksion publik që ka mbajtur, që prej 20 vitesh në politikë, ka patur vetëm një qëllim: Të shkatërrojë historinë dhe monumentet e kulturës për të ndërtuar Kulla, nëpërmjet të cilave pastron para dhe fiton miliona euro". deklaroi Bardhi.

Madje PD publikon disa dokumente që ajo thotë se vërtetojnë sesi Edi Rama ka përdorur pushtetin e kryeministrit në funksion të planit mafioz korruptiv për ndërtimin e Kullave

"Argumenti i vetëm është pastrimi i parave dhe fitimi i miliona eurove nga Edi Rama, njësoj siç bëri kur ishte kryetar Bashkie, që shndërroi çdo lulishte dhe hapësirë publike në shesh ndërtimi për të përfituar 20 %-shin nga çdo ndërtim. Edi Rama ndryshoi një vit më parë, hapësirën e Zonës Historike të Tiranës, duke hequr prej saj zonën e Teatrit Kombëtar. Duket qartë sesi në çdo zonë të eliminuar nga zona e mbrojtur janë ndërtuar apo janë planifikuar të ndërtohen kulla. Afera mafioze me Teatrin Kombëtar provon se Rama është gati të shkatërrojë gjithçka për interesat e tij personale dhe pasurimin e një grushti oligarkësh që ndajnë fitimet e paligjshme me të", tha Bardhi më tej.

Demokratët vazhdojnë ti bëjnë apel presidentit Meta që të ndalë këtë akt korruptiv dhe të rrëzojë ligjin antikushtetues.

Sipas PD-së, qytetarët që duan ruajtjen e vlerave kulturore, si pjesë e identitetit tonë europian, qytetarët që duan Tiranën, qytetarët që nuk pranojnë grabitjen dhe qeverisjen nga mafia nuk do të lejojnë triumfin e së keqes!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy