Rama nga Gramshi akuza për BE-në: Na la pa vaksina, por ne ia dolëm ti sigurojmë

Rama nga Gramshi akuza për BE-në: Na la pa vaksina, por ne ia dolëm ti sigurojmë

Nga Gramshi, kryeministri Edi Rama, gjatë të takimi me të rinjtë, dha disa mesazhe lidhru me të kaluarën dhe të tashmën e vendit. Ai u shpreh se sot Shqipëria nuk ka asnjë krahasim me atë që ishte para 7-8 vitesh por që është larg të qenuri ëndrra e të rinjve.

"Deri para disa vitesh për të ardhur në Gramsh ishte një torturë e vërtetë. Gramshi është shumë më afër Elbasanit dhe ne jemi shumë më larg të shkuarës e shumë afër të ardhmes. Mos harroni se sa më lart të ngjitesh aq më e vështirë bëhet ngjitja. Thonë se kur nisesh drejt një maje, sa më afër mendon se je, aq më largët duket maja. Sepse këmbët japin shenja lodhjeje, zemra rreh dhe të thotë ndalu, ulu, pusho, kthehu mbrapa, ose më keq akoma të thotë: Shiko se mos ka ndonjë rrugë tjetër. Kështu në këto momente një popull i tërë sprovohet për të fituar apo për të humbur….Në historinë tonë ka ndodhur që kur era është bërë më fortë, t’i shmangemi sfidave të mëdha dhe ta pësojmë keq. Shqiptarët për t’i rënë shkurt u turrën pas Haxhi Qamilit, pastaj pas Sudes, Xhaferrit dhe e paguan shumë shtrenjtë. Shqipëria iu shmang sfidës për të reformuar, për tu përballur me varfërinë, duke iu dhënë fund zaptimeve e kështu me radhë. Sot Shqipëria nuk ka asnjë krahasim me atë që ishte përpara gjashtë apo shtatë viteve. Nuk diskutohet që Shqipëria është larg së qëni ajo që duhet të jetë për të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi. Shqipëria që prodhon, Shqipëria që eksporton dhe ndërton të ardhmen në turizëm sot ka më shumë struktura. Shqipëria që shkon përpara përmes punës, sepse vetëm përmes punës mund të arrijmë përpara. Një nga një qytetarët po kthehen në shtëpi, lagjet e reja po marrin jetë. Ne po dalim më të fortë, do dalim më të mirë pas asaj goditjeje".

Gjatë këtij bashkëbisedimi, Rama, nuk la pa përmendur edhe procesin e vaksinimit, kurse akuzoi BE e cila sipas tij, e la Shqipërinë jashtë procesit të vaksinimit nga vendet e rajonit.

“Nuk po dalim më të fortë ne socialistët, por shqiptarët. Po del më e fortë Shqipëria sepse ne nuk i kemi ndarë familjarët. Fatkeqësitë që na ranë kanë sprovuar shtete më të zhvilluara. Ne arritëm të bashkojmë shumë dije, qindra kompani, mijëra punëtorë për të ndërtuar. Pastaj na erdhi tërmeti tjetër, tërmeti i një pandemie që ndodh njëherë e 100 vjet. Na qëlloi neve dhe ne përsëri nuk u dorëzuam. Ne ia dolëm ta përballojmë dhe ia dolëm të sigurojmë vaksinimin masiv të të gjithë popullit në një lagje në mes të Europës pasi BE-ja na la jashtë procesit të vaksinimit nga vendet e rajonit. Sot Shqipëria është në fazën më të lartë për vaksinimin, për jetë të shpëtuara, për të gjithë. Ne nuk pamë kush janë gjyshet e gjyshërit e socialistëve apo të demokratëve, i pamë si të ishin gjyshërit tanë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy