
Kuvendi i dërgoi zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për të s6hpallur si vakant mandatin e deputetit të PS-së, Saimir Tahiri.
Pas firmosjes nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, kërkesa është dërguar në KQZ, e cila do të nis procedurën e zëvendësimit.
"Bazuar në nenin 164, Kuvendi i njofton Komisionit Qendror të Zgjedhjeve krijimin e vakancës për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit Saimir Tahiri, deputet i pavarur, por në listën shumëemërore të Partisë Socialiste të qarkut Tiranë, për të vijuar me procedurat e zëvendësimit të tij me deputetin e radhës sipas listës", thuhet në letrën dërkuar KQZ.
Spartak Braho ishte i 19-ti në listën e PS-së për Tiranën, por deri tani nuk një reagim zyrtar nga ana e tij nëse do të pranoj të rikthehet në Kuvend apo jo. Aktualisht ish-deputeti i LSI por i zgjedhur në listat e PS mban një post tjetër, atë të këshilltarit të kryeministrit.
Pak ditë më parë Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit pas hetimeve ndaj tij të nisura nga prokuroria me dyshimet si i përfshirë në trafik droge me bandën “Habilaj”.




