Marrëveshja e detit/ Nesturi: 12 miljet nuk mund të zbatohen në kufirin detar që kemi me Greqinë

Marrëveshja e detit/ Nesturi: 12 miljet nuk mund të zbatohen në kufirin detar që kemi me Greqinë

Për analistin Plator Nesturi pas deklaratës së ministrit të jashtëm grek i cili deklaroi dje se çështja e detit është e mbyllur dhe se 12 miljet tashmë ata i kanë marrë, deklaroi se marrëveshja e detit i referohet realiteteve të reja dhe sidomos në ndarjen e “tortës së Mesdheut”, pasi ka të bëjë me pasuritë natyrore qoftë ujore, qoftë atyre që janë poshtë.

Duke folur për MCN Live, Nesturi deklaroi se kufiri detar që kemi me Greqinë, nuk mund të jetë i zbatueshëm 12 milje, pasi kemi përballë ishujt grek në 6 milje distancë, dhe nuk mund të ketë një ndarje që mund të aplikosh elementin e 12 milje.

Nëse do jetë 12 milje, ke vajtur te Mali i Çikës, përtej. Koncepti i 12 miljeve bëhet vetëm atëherë kur ka mundësi dhe nuk i referohet vetëm kufirit Shqipëri-Greqi, por për anën tjetër të ishujve.

Shqipëria mund ta aplikojë sërish po me Italinë dhe njihet ajo që quhet sovraniteti i 6 miljeve, ka vende të tjera që shkojnë dhe më tej, pata dy vitesh Malta kur aty ndodhet qendra e organizmit për çështjen e kufijve në Mesdhe, lajmëroi se do e shtrijë sovranitetin në 19 milje.

Kur nuk ekziston duhet të bësh një marrëveshje për të ndarë atë që ke, që mos t’i biesh më qafë tjetrit. Kur ke 6 milje detare, ti do ndash këtë që ke, sa do marrësh ti dhe sa do marrë tjetri.

Debati nuk bëhet se do marrë Greqia 12 milje, por cilat janë pikat e referencës se po merr ai më shumë apo më pak por se ku do vendosësh pikën e kompasit, janë probleme teknike por gravitetet teknike që ndodhin në politikën e të dyja vendeve është se kur nuk i thua gjërat tamam ka gati shpallje për luftë, kur thua 12 milje ku po vete në Tepelenë.

Sipas tij, marrëveshja nuk ka marrë formë zyrtare dhe se që të marrë formë zyrtare në çdo rast duhet të miratohet nga parlamentet dhe duhet gjykuar nga organet ndërkombëtare, si Gjykata e Hagës.

Nesturi deklaroi se edhe tek marrëveshja e parë në kohën e Sali Berishës, rrëzimi i marrëveshjes kishte faktin se nuk kishte marrë autorizimin nga Presidenti Topi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy