Zgjedhjet e 14 majit/ OSBE: Presim konkurrim politik sa më konstruktiv

Zgjedhjet e 14 majit/ OSBE: Presim konkurrim politik sa më konstruktiv

Prezenca e OSBE-së në Tiranë bëri thirrje sot për fushatë zgjedhore paqësore dhe të hapur, ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv.

Një ditë para çeljes zyrtare të fushatës zgjedhore, Prezenca e OSBE-së në Tiranë apeloi që fushata zgjedhore të bëhet në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 majit fillon nesër!

Një hap i rëndësishëm drejt forcimit dhe konsolidimit të demokracisë në Shqipëri në nivel vendor, shumë punë mbetet për t’u bërë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me ju edhe pas 14 majit.

Presim që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv, në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Suksese të gjithë kandidatëve dhe qytetarëve.

Misioni i OSBE-së drejtohet nga ambasadorja Audrey Glover dhe përbëhet nga një ekip bazë prej 13 ekspertësh me qendër në Tiranë dhe 24 vëzhgues afatgjatë.

Përveç kësaj, ODIHR planifikon të kërkojë nga OSBE 300 vëzhgues afatshkurtër, që të mbërrijnë disa ditë përpara ditës së zgjedhjeve.

Vëzhguesit do të monitorojnë nga afër procesin e regjistrimit të votuesve, aktivitetet e fushatës, punën e administratës zgjedhore dhe organeve përkatëse qeveritare, legjislacionin lidhur me zgjedhjet dhe zbatimin e tij, si dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të lidhura me zgjedhjet.

Si pjesë e vëzhgimit, misioni do të monitorojë edhe mbulimin mediatik të fushatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy