Boçi me denoncime të tjera për bashkinë e Vajit të Dejes: U alokuar mbi 700 mln lekë për pastruar territorin

Boçi me denoncime të tjera për bashkinë e Vajit të Dejes: U alokuar mbi 700 mln lekë për pastruar territorin

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka vazhduar edhe sot me denoncimet për bashkinë e Vaut të Dejës. Boçi ka bërë të ditur se kjo bashki ka alokuar 741 mln lekë për një kompani private për të pastruar territorin.

Ai tha se më parë bashkia e bënte pastrimin me 100 mln lekë, ndërsa kontrata me firmën është tashmë mbi 200 mln lekë.

Vazhdojmë edhe sot paraqitjen e fakteve korruptive nga bashkia e vogël, por me korrupsion të madh të Vaut të Dejës. 741 mln lekë i ka alokuar bashkia një firmë private për të pastruar territorin me një kontratë 3 vjeçare.

Komuniteti ka protestuar para kontratës, por qëndrimi i tyre ka rënë në vesh të shurdhër. Bëhet fjalë për kontratë shërbime pastrimi, e cila kryhej nga bashkia pararendëse me rreth 100mln lekë në vit. E bëntë vetë bashkia, pra me gjysmën e shumës që ka faturuar kryebashkiaku socialist Mark Babani. Kontrata është 200 mln e më shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy