Rama: Votimi elektronik? Nuk e kemi problem

Rama: Votimi elektronik? Nuk e kemi problem

Të gjithë e mbajnë mend që ne protestën e mbyllëm, kur u ulëm në tavolinë. Neve na refuzohej ulja në tavolinë. Të mos harrojmë edhe se ne e morëm atë që kërkonim me ligj. Sot mjafton një kërkesë e një konkurrenti, për të hapur të gjithë kutitë e Shqipërisë e të shohë atje, nëse ia kanë numëruar gabim apo mirë votat.

Futja në ligj e atij neni ishte rezultat i asaj përpjekjeje. E ne atë kërkonim faktikisht, nuk kërkonim pushtetin. Krahasimet sot janë të gjitha alibi dhe përralla. Duke mos u nisur nga opinioni, por nga fakti, besoj ju kujtohet që pas zgjedhjeve të vitit 2013, Partia Demokratike shkoi në KQZ e hapi gjithë kutitë e Shkodrës e të Lezhës.

A patë ndonjë numërim gabim për Partinë Demokratike, për ne, apo për të tjerët? Kjo për arsyen e thjeshtë se nuk ka numërues që të shkojë në burg për hir të njërit apo tjetrit, sepse hapen kutitë. Po ashtu i dinë shumë mirë deputetët e përfaqësuesit e zonës së Lezhës, pasojat që patën disa komisionerë në të shkuarën pikërisht për shkak të këtij ligji. Mbi të gjitha, si ka mundësi që opozita nuk është në tavolinë për reformën zgjedhor, për të bërë ligjin që do! Votimi elektrik, nuk është çështje ka apo jo kohë.

E para, ligjet zgjedhore nuk bëhen se e dua unë dhe do e pranosh ti, por bëhen me konsensus.

E dyta, pse duhet të bëjë Shqipëria, një ushtrim që nuk e bën asnjë vend në Europë, përveç Estonisë që është rast unikal. Pse duhet të bëhemi ne të dytët? Apo se i kemi fibrat optike të shtrira në çdo fshat. Pse duhet të bëjmë një votim që Gjermania e ka shpallur antikushtetues? Pse duhet të bëjmë një votim që Holanda e kishte dhe u tërhoq? Pse duhet të bëjmë një votim që të gjitha vendet e zhvilluara e konsiderojnë kërcënim për integritetin e zgjedhjeve, për shkak të ndërhyrjeve të mundshme?

Në Parlamentin Europian qeshin të gjithë, të majtë e të djathtë, me kërkesën për votim elektronik, se është një absurd ta kushtëzosh procesin me votimin elektronik. Ndërsa numërimin elektronik e kemi kërkuar dhe e kemi imponuar ne që të bëhej pilot në zgjedhjet e vitit 2013.

Kemi pranuar të bëhet pilot, sepse dëgjuam ekspertet, pasi nuk bëhet dot përnjëherë në gjithë Shqipërinë. Ne donim shumë ta bënim në gjithë vendin, por është i pamundur. E bëmë projektin pilot dhe dështoi. U harxhuan gjithë ato para dhe dështoi.

A është e mundur të bëhet? Patjetër është i mundur. Nuk kemi problem. Numërimin elektronik e kompenson 100%, hapja e kutive, sido të vijë puna. Nëse bëhet, shumë mirë, por ju them që dështoi dhe nuk e kanë shumë vende.

Numërojnë me elektronikë në Londër e u bë skandal, se u bllokua numërimi, për shkaqe teknike dhe e filluan numërimin me dorë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy