Vlora, Selenica, Himara me ujësjellës të përbashkët, kalon në varësi të ministrisë së Infrastrukturës

Vlora, Selenica, Himara me ujësjellës të përbashkët, kalon në varësi të ministrisë së Infrastrukturës

Këshilltarët bashkiak kanë miratuar me shumicë votash "Krijimin e një ujësjellësi të përbashkët Vlorë, Selenicë, Himarë si dhe kalimin e këtij të fundit nën varësi të ministrisë së Infrastrukturës". Prezent në mbledhjen e radhës të këshillit bashkiak këtë të hënë ka qenë edhe Jovan Gjika, përfaqësues nga AKUM, i cili tha se kalimi i këtij institucioni në varësi të ministrisë do ta shpëtoj këtë institucion nga borxhet teksa do ketë më tepër investime për rrjetin e qyteteve Elona Hodaj, drejtoresha e ujësjellësit, tregon se llogaritë bankare të institucionit janë të bllokuara, teksa sipas saj nuk mund të bëhen në qytet investime pavarësisht se dihen problematikat, pasi ndër vite kanë munguar fondet. Ajo denoncoi edhe shumë subjekte që për shkak të miqësisë nuk paguajnë faturat mujore. Borxhi sipas saj shkon 4 miliard lekë të vjetra i këtij institucioni. Për këshilltarët e opozitës, ujësjellësi vitet e fundit ka qenë një institucion i falimentuar, teksa nuk ka funksionuar siç duhet asnjëherë. Ata kanë ngritur akuza për shpërdorim dhe vjedhje të fondeve çka e kanë çuar ujësjellësin në këto gjendje. Në këtë mbledhje u miratua gjithashtu rritja me 7% e pagës së punonjësve të administratës, krijimi i një brigade me 22 punonjës shtesë për menaxhimin dhe pastrimin e varrezave të qytetit, si dhe miratimi i listës për familjet përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi buxhetor i bashkisë Vlorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy