Tela: Çështja Beleri, debat mes Athinës dhe Tiranës dhe në vitet në vazhdim

Tela: Çështja Beleri, debat mes Athinës dhe Tiranës dhe në vitet në vazhdim

Analisti Andi Tela i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV duke komentuar zgjedhjen e Fredi Belëerit si eurodeputet në PE u shpreh se gjithçka ishte pasojë e fushatës elektorale të Ramës.

Ai tha nëse betimi i Belerit do vazhdojë në nota debati të larta në Parlamentin Europian apo debati mes Athinës dhe Tiranës kjo ngelet për t'u parë, por që do ketë debat për çështjen Beleri do të ketë edhe në vitet në vazhdim.

Drupal Ad

 

 

 

Të gjitha janë pasojat e fushatës elektorale të Edi Ramës. Ne vërtetë diskutuam gjatë për procedurën për gjykatën dhe gjykata e apelit do ta dënojë Belerin, do ta shpallë fajtor, sepse mënyra se si është ndërtuar dosja dhe vendimi që ka marrë shkalla e parë nuk ka ku ta lëvizë gjykata e apelit.

Thjesht do të shohim nëse gjykata e apelit do të japë një vendim deri në 17 korrik që ti mundësojë atij të shkojë të betohet në Parlamentin Europian. Nëse vendimi do të kalojë përtej kësaj date, atëherë ajo do të kthehet në çështje, në kuptimin që një eurodeputet është i dënuar, është në burg dhe do betohet apo s'do betohet, debat që u nis edhe me betimin e tij që do të bënte si kryebashkiak.

Nëse betimi do vazhdojë në nota debati të larta në Parlamentin Europian apo debati mes Athinës dhe Tiranës kjo ngelet për t'u parë, por që do ketë debat për çështjen Beleri do të ketë edhe në vitet në vazhdim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy