Një tjetër ftesë ka ardhur këtë mëngjes nga kryeministri Rama për të gjithë ata të rinj që dëshirojnë t’i bashkohen sfidës së Mandatit të tretë.
Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Rama ka treguar se çdo i interesuar mund të aplikoi në platformën e posaçme ëëë.gatipershqiperine.al, e cila është e ndarë sipas fushave të interesit.
Mirëmëngjesi dhe duke informuar të gjithë ata që duan të na bashkohen në sfidën e Mandatit të Tretë, se tashmë aplikimet e të interesuarve për nismën GATIPËRSHQIPËRINË bëhen në platformën e posaçme www.gatipershqiperine.al ku mund të ndiqet edhe ecuria e procesit të seleksionimit, me ndarjet sipas fushave të interesit, ju uroj një ditë të mbarë
Kujtojmë se pas fitores në zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama shpalli nismën 'Gati për Shqipërinë' ku u ka kërkuar të rinjve ekselentë në Shqipëri dhe jo vetëm, ide dhe plane për qeverisjen në mandatin e tretë.
Faza tjetër që do pasojë ky proces do të jetë me ministrat përkatës në bazë të ideve për të përzgjedhur më pas më të mirat.



