Meta me kryetaren e OSBE-së: Falenderim për mbështetjen e integrimit të Shqipërisë

Meta me kryetaren e OSBE-së: Falenderim për mbështetjen e integrimit të Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me ministren e Jashtme të Suedisë Ann Linde, e cila është kryetarja e radhës së OSBE.

Në fokus të diskutimit të tyre ka qenë roli, përpjekjet dhe angazhimi me synim krijimin e një rajoni më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë.

Nga ana e tij, Meta shprehet se e ka falënderuar për rolin mbështetës të Suedisë për planin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Kënaqësi të takohesha me Kryetaren e radhës së OSBE-së, Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Zonjën Ann Linde, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Tiranë. Vlerësova kryesinë suedeze të OSBE-së, rolin, përpjekjet dhe angazhimin me synim krijimin e një rajoni më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë, si dhe e sigurova për mbështetjen e Shqipërisë në çështjet e multilateralizmit dhe prioritetet e kryesisë aktuale.

E falënderova për rolin mbështetës të Suedisë në planin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në atë dypalësh, veçanërisht nëpërmjet projekteve të ndryshme zhvillimore për demokracinë dhe institucionet e pavarura në vendin tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy