
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat foli mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila shfuqizoi herësin.
Celibashi tha se deri më tani nuk mund të thuhet asgjë dhe duhet të pritet arsyetimi i vendimit dhe më e rëndësishmja hyrja në fuqi e vendimit.
Kryekomisioneri u shpreh se numri i mandateve, numri i votave dhe kandidatët fitues nuk do të ndryshojnë, ndërsa javën e ardhshme Komisioni Rregullator do të shpallë rezultatin në mënyrë përfundimtare.
Sot nuk e them dot këtë! Do duhet të shikojmë arsyetimin e vendimit dhe ajo çfarë vlen më shumë është që duhet të presim kur ky vendim të hy në fuqi.
Në kuptim të shpërndarjes së mandateve kjo konsiderohet e përfunduar. Do të duhet që formalisht Komisioni Rregullator të shpallë rezultatin në mënyrë përfundimtare zyrtarisht.
Por në kuptim të shpërndarjes së mandateve, kush janë kandidatët fitues dhe numrit të votave që ka marrë çdo subjekt zgjedhor, nuk ndryshon asgjë. Kjo është përfundimtare.



