“Paketa e Maleve”, Rama zbardh mekanizmin: Titulli i pronësisë merret vetëm pasi të investosh

“Paketa e Maleve”, Rama zbardh mekanizmin: Titulli i pronësisë merret vetëm pasi të investosh

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje të reja për nismën “Paketa e Maleve”, duke e cilësuar atë si një zgjidhje konkrete për problemet e trashëguara nga ligji 7501 dhe konfliktet e pronësisë, sidomos në veri të vendit. 

 

Gjatë një takimi me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë, ku ishte e pranishme edhe Ogerta Manastirliu, Rama theksoi se kjo paketë nuk synon favorizimin e kompanive të mëdha apo dhënien e tokave publike për interesa private.

 

Paketa e Maleve nuk është për kompani të mëdha dhe as për të shpërndarë territore publike për zhvillime private. Ka lindur nga nevoja për t’i dhënë drejtim një problemi të madh që buron nga ligji 7501 dhe konfliktet mes familjeve për pronën.

 

Rama nënvizoi se shumë qytetarë, brenda dhe jashtë vendit, nuk mund të investojnë në pronat e tyre për shkak të mungesës së dokumentacionit ligjor.

 

Edhe kur kanë mundësi financiare, nuk marrin dot leje sepse nuk kanë titull pronësie. Aplikimi bëhet drejtpërdrejt në bashki. Kërkesa afishohet për 45 ditë për çdo kundërshtim të mundshëm. Lista miratohet nga Këshilli Bashkiak dhe aplikanti fiton të drejtën për të kërkuar leje ndërtimi për projektin.

 

Por Rama sqaroi një element kyç të skemës teksa theksoi se pronësia fitohet vetëm pas investimit.

 

Ky aplikim nuk të jep të drejtë as ta shesësh tokën, as ta japësh me qira dhe as të marrësh menjëherë titull pronësie. Vetëm pasi përfundon ndërtimin, atëherë mund të marrësh titullin e pronësisë. Nuk mund të gëzosh pronën pa e zhvilluar atë.

 

Ai ka sqaruar se në rast se lind një konflikt i ri, nëse shfaqet një pretendues dhe fiton në gjykatë, përgjegjësinë e merr shteti, jo investitori.

 

Në përmbyllje, Rama e cilësoi nismën si mbështetëse të sipërmarrjes. “Është një paketë shumë pro biznesit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy