A do të kandidojë Tom Doshi në zgjedhje? Flet Skënder Gjinushi

A do të kandidojë Tom Doshi në zgjedhje? Flet Skënder Gjinushi

Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje KQZ për kandidimin e Tom Doshit si deputet në siglën e social-demokratëve.

Prokurorja e sektorit të dekriminalizimit, Rovena Gashi ka vendosur që Doshi të përfshihet në ndalimet e këtij ligji. 

Por për kryetarin e Partisë Social-demokrate, Skënder Gjinushi, Doshin nuk e pengon asnjë gjë që të kandidojë. Gjinushi thotë për Top-Channel se, lista e kandidatëve të PSD në Shkodër është miratuar me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 

Sipas tij, Doshi ka deklaruar vetë një dënim të vitit 1990, që është parashkruar dhe rehabilituar me kohë. 

“Lista e PSD për qarkun e Shkodrës është miratuar nga KQZ dhe Doshi është kandidat zyrtar me vendim të KQZ-së, që ka marrë formë të prerë e që s’mund ta cënojë askush. Kjo është marrë duke shqyrtuar atë që vetë Toma ka deklaruar, një dënim të vitit ’90, që ka të bëjë me prishjen e bashkëjetesës socialiste”, deklaron Gjinushi. 

Gjinushi thotë se Tom Doshi është kandidat i ligjshëm, ndërkohë që beson se lajmi i përhapur është ndonjë lapsus si pasojë e verifikimeve të shumta që bën organi i akuzës. 

“Uroj të mos ketë pasur dashakeqësi, por të ketë qenë një rastësi nga shqyrtimet e panumërta të bëra, sepse Doshi është kandidat i ligjshëm dhe nuk ka asnjë pengesë”, thotë Gjinushi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy