
Pas rezultatit jo të kënaqshëm në zgjedhjet e 14 Majit të opozitës, funksionarë të saj kanë nisur të japin dorëheqjen nga detyra e tyre. Pas kryetarit të Rithemelimit në Shënkoll, një tjeter funksionar i kësaj partie është larguar. Ded Doda, thotë se e ndjen si detyrë për të hequr dorë nga angazhimi i tij në radhët e Rithemelimit.
“E ndjej si përgjegjësi morale, si detyrim, por jo për t’u strukur as tërhequr ndaj bishës së egër komuniste!
Jap dorëheqjen nga strukturat e PD, si nënkrytar i grup seksionit zona Kashnjet!
Beteja ime nuk mbaron këtu, si anëtar i thjeshtë i PD, do jem po ai palodhur dhe i pamposhtur!”, shkruan ai.



