Analisti Arben Meçe, deklaron se debati i madh është nëse kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, tashmë i pandehur, duhet të japë dorëheqjen.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se SPAK ka insistuar në kryerjen e veprës penale dhe duhet që sa më shpejt çështja të kalojë në gjykim.
Sipas tij, deri më sot të gjitha hapësirat ligjore për shkarkimin e Veliajt janë konsumuar dhe nuk ekziston asnjë hapësirë për shkarkimin e tij.
Nuk ka motiv që SPAK ta mbajë akoma dosjen për hetime të mëtejshme, për sa kohë që janë mbyllur hetimet bazë. Nëse deri tani kemi parë një Veliaj në pamundësi për të mbrojtur veten e vetë, në gjykim Veliaj dhe avokatët e tij do të nxjerrin të gjitha provat për tu mbrojtur. Ne deri tani kemi arritur të shohim vetëm akuzat, por jo palën mbrojtëse.
Në pjesën politike debati i madh që po bëhet sot është nëse Tirana do futet në proces votimi për pushtet lokal dhe largimi nga posti i kryetarit të bashkisë dhe hapja e procedurës ligjore për zgjedhjet në Tiranë. Pikëpyetje është nëse Veliaj do të tërhiqet ose jo. Por kjo pistë është e mbyllur se Veliaj thotë se nuk është fajtor dhe nuk ndjen domosdoshmërinë e dorëheqjes.
Veliaj nuk do të japë dorëheqjen. Deri më sot të gjitha hapësirat ligjore për shkarkimin e Veliajt janë konsumuar dhe nuk ekziston asnjë hapësirë për ta shkarkuar. Gjithmonë në zbatim të ligjit.
Edhe politikisht Edi Rama po e mban çështjen disi në distancë dhe nuk është prononcuar. Qarkullon në publik teza se Veliajn e ka futur në burg Edi Rama. Kjo tezë nuk i intereson Edi Ramës dhe nuk do të japë dot argumente në këtë drejtim, prandaj ai nuk do ta shkarkoj Erion Veliajn dhe ligjin e ka në anën e vetë.
Dhe Rama nuk ka interes në këtë moment që të prodhojë konfliktin dhe të mbështesë shkarkimin e Erion Veliajt. Interesi publik në Tiranë, mbarëvajtja e punëve të partisë prej mungesës së Veliajt ka krijuar një ngërç.
Edi Rama është munduar ta zgjidhë duke deleguar funksionarë të lartë, është një zgjidhje edhe pse deri tani zgjidhja nuk është parë efektive. Tashmë disa funksionarë të lartë po implementohen drejt bashkisë, si zgjidhje e sforcuar.
Nuk është ligjore por as cenim i ligjit, se kontributive është. Zëvendësimi i kryetarit dhe nënkryetarëve është absolutisht në dorën e Veliajt, se nënkryetarët i emëron Veliaj dhe do të firmosen prej tij, pasi ka atributet e kryetarit. Dhe njëri nga këta nënkryetar do të jetë kryetar.



