Diella mbetet në detyrë, gjykata rrëzon kërkesën e aktores Anila Bisha

Diella mbetet në detyrë, gjykata rrëzon kërkesën e aktores Anila Bisha

Gjykata Administrative rrëzon kërkesën për sigurimin e padisë së aktores Anila Bisha. Aktorja dhe avokati mbrojtës kishin kërkuar pezullimin e ministres virtuale Diella derisa çështja të zgjidhej në themel. 

 

Pak ditë më parë, aktorja e Teatrit Kombëtar, Anila Bisha, imazhi dhe zëri i së cilës, janë përshtatur për avatarin qeveritar, depozitoi sigurim të kërkesë-padisë në Gjykatën Administrative, ku si palë janë Këshilli i Ministrave, Kompania Apel shpk, AKSHI dhe kryeministri Edi Rama. 

 

Ajo kërkoi që deri në përfundimin e procesit gjyqësor, të dhënat e saj personale të mos përdoren më. 

 

Ndërkohë, në padinë që do të pasojë në gjykatë, Bisha ka parashikuar si objekt, dhe një dëmshpërblim 1 milion euro, për dëmtim të imazhit, si rrjedhojë e përdorimit të pautorizuar të të dhënave personale. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy