Përkujtohet në Lezhë 320-vjetori i Kuvendit të Arbrit

Përkujtohet në Lezhë 320-vjetori i Kuvendit të Arbrit

Lezha solli sot në kujtesë 320-vjetorin e Kuvendit të Arbrit, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit shqiptar, pas Besëlidhjes së Gjergj Kastriotit me 2-mars të vitit 1444.

Pikëriasht në kishën ku u mbajt kuvendi në Mërqi, u organizua një veprimtari përkujtimore, ku ishin të pranishëm historian, autoritete lokale, deputet, banor të zonës si dhe përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare.

Historiani Pëllumb Xhufi e cilësoi Kuvendin e Arbrit, një nga ngjarjet më të mëdha të historisë shqiptare.

Për një historian është një emocion i veçantë të jetë këtu dhe të flas për një ngjarje të madhe siç është Kuvendi i Arbrit.

Kuvendi i Arbrit i rëndësishëm për Kishën Katolike, për komunitetin katolik shqiptar, por ajo që vlerësoj më së shumti unë është ngjarja e madhe për historinë e Shqipërisë, ku është shkruajtur një nga faqet e lavdishme të historisë sonë.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu u shpreh kjo ngjarje përkujtimore po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, kjo dhe falë ndërhyrjes që po bëhet në restaurimin e kishës ku u mbajt Kuvendi i Arbrit.

Pjesë e kësaj ceremonie përkujtimore, ishte dhe promovimi i relacionit të Imzot Vinçens Zmajeviq, që është botuar në gjuhen shqipe.

Kuvendi Kishtar i Arbnit ishte një mbledhje e klerit katolik shqiptar, mbajtur më 14-15 janar 1703 në Kishën e Shën Gjon Kryepremit në fshatin Merqi të Lezhës, me përkrahjen e papës me prejardhje shqiptare Klementi XI.

Ndër vendimet kryesore të marra ishin  kërkesat për të hapur shkolla dhe për të botuar libra në gjuhën shqipe, të cilat u zbatuan gjatë shek. XVIII e XIX me disa botime fetare të bëra në dialektin e Shkodrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy