Dosja “Babale” në Apel, Ervin Salianji rrezikon burgun (VIDEO)

Dosja “Babale” në Apel, Ervin Salianji rrezikon burgun (VIDEO)

Deputeti i PD, i përfshirë në skandalin e përgjimeve të çështjes “Babale”, Ervin Salianji edhe pse në kulmin e vendimmarrjeve politike nuk i ka mbyllur ende “llogaritë” me drejtësinë.

Gjykata e Apelit më 4 Korrik do të nisë shqyrtimin për dosjen e shumë- përfolur “Babalja”. Çështja e cila u konsiderua si skandali i përgjimeve të zyrtarëve të lartë, nisi të shqyrtohej 4 vite më parë. Dhoma penale e shkallës së parë, pasi e thirri në cilësinë e personit ndaj të cilit kryhen hetime, e mori të pandehur dhe pas një viti e dënoi Ervin Salianji me 1 vit burgim. Në vendimin e trupës gjyqësore thuhet se deputeti demokrat, ka vepruar direkt dhe indirekt në veprimet antiligjore si përgjimi, duke e cilësuar si të vërtet veprimin.

Por vendimi u Apelua nga i pandehuri, ndërsa radhën për vendimin e formës së prerë ndaj Salianjit pritet ta marr një tjetër trupë gjyqësore.

Hetimet për dosjen “Babajla” nisën në prill të vitit 2018 nga prokuroria e krimeve të rënda. Ndërsa pjesë e rëndësishme e këtij procesi hetimor, ishte dhe dëshmia e Ervin Salianjit si personi që kishte urdhëruar përgjimin e Agron Xhafës, vëllait të ministrit të brendshëm në atë kohë dhe Albert Veliut I njohur si dëshmitari X, ose Babalja.

Thirrja për të dëshmuar nga ana e depuetetit demokrat u vendos nga dy prokurorët e çështjes Gentian Osmani dhe Përparim Kulluri, vetëm pasi akuza kishte siguruar më parë akt-ekspertizën e  audio përgjimit nga Britania e madhe. Pretendohej se në përgjim ishin përfshirë Agron Xhafën dhe Ablert Veliun i njohur si Babalja.

Pas më shumë se 1 vit hetim, gjykata gjeti në shkelje ligjore deputetin demokrat, duke e dënuar atë me 1 vit burgim. Gjykata gjithashtu dënoi me 2 vite burg Fredi Alizotin, 3 vite e 5 muaj Albert Veliun dhe 6 muaj burg për gazetarin Jetmir Olldashi. Këtij të fundit dënimi iu konvertua me 100 orë punë në shërbim publik. Të katër të pandehurit u dënuan nën akuzën e kallëzimit të rremë.  Çështja “Babalaja” kishte të bënte me akuzat për përfshirje në trafik droge të ngritura nga Alizoti, Veliu dhe Salianji ndaj vëllait e ish-Ministrit të Brendshëm Xhafaj.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy