Soko: Protesta e opozitës e dështuar, i mungon qëllimi (VIDEO)

Soko: Protesta e opozitës e dështuar, i mungon qëllimi (VIDEO)

Analisti Pano Soko e quan të dështuar protestën e opozitës, duke thënë se nuk ka qëllim dhe se institucionet funksionojnë.

 

Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se që të kesh tavolinë për zgjidhjen e një krize, duhet prodhuar kriza, gjë që nuk ekziston.

 

Opozitës i mungon qëllimi, protesta mund të jetë mjet, por jo qëllim. Protestën e ka një ndër mjetet e qëllimit për të ardhur në pushtet. Protestat që po organizon sot opozita, duket se nuk dalin dot përtej mjetit të marrëdhënieve me publikun, për të furnizuar blogjet më të mëdha të Europës dhe botës, me fotografi nga Tirana, ku kemi një trazirë sociale, me foto ku hidhen molotovë, sulmohen godinat, por deri këtu, sepse nuk ndodh asgjë pas kësaj. Ajo që do duhej të kuptonte opozita, është se protesta nëse nuk ka një qëllim, është bosh.

 

Qëllimi yt është qeveria teknike, a vihet me protesta një herë në javë? Unë them jo. Pati protestë, u hodhën ca molotovë, erdhi e hëna, jemi në rregull. Institucionet vazhdojnë në rregull, jeta politike vazhdon në rregull. Çdo aksion politik duhet të ketë qëllim. Nëse opozita nuk realizon një aksion social politik, që prodhon një krizë politike, është duke xhiruar kot, duke xhiruar në vend. Nuk e detyron dot qeverinë me protesta një herë e në kaq. Sidomos një shumicë me numra kaq të fortë. 

 

Që ti ta ulësh mazhorancën në një tryezë që të jesh e barabartë me të, do të duhet që kriza politike të jetë aq e madhe sa të tërhiqet vëmendja. Ne nuk kemi krizë politike, institucionet punojnë, sheshet janë bosh. Ky ishte dështim spektakolar i opozitës, ndaj unë propozoj qëndresë. Që të kesh tavolinë për zgjidhjen e një krize, duhet prodhuar kriza. Kriza do të bllokosh Kryeministrinë dhe faktori ndërkombëtar të vij ta pranojë realitetin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy