Zgjedhjet në Kukës/ Komisioni Rregullator miraton përdorimin e kamerave regjistruese e monitorëve në VNV

Zgjedhjet në Kukës/ Komisioni Rregullator miraton përdorimin e kamerave regjistruese e monitorëve në VNV

Komisioni Rregullator vendosi sot në mbledhjen e saj që në zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kukës që do të zhvillohen në datën 24 Shtator, të përdoren kamerat regjistruese dhe monitorët për shfaqjen e fletëve të votimit në vendin e numërimit të votave.

Do të përdoret sistemi i transmetimit video në kohë reale të monitorimit të numërimit të votave nga vendi i numërimit të votave, në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Përdorimi i kamerave regjistruese e monitorëve (ekraneve) dhe sistemi i transmetimit video në kohë reale nga vendi i numërimit të votave, në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, do të bëhet në bazë të rregullave procedurale të miratuara me akt normativ të Komisionit Rregullator.

Gjithashtu, Komisioni Rregullator vendosi që në zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kukës të përdoret pajisja elektronike e identifikimit të zgjedhësve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy