Vendimi i Kuvendit për media/ PD: Ruçi të tërhiqet dhe të kërkojë ndjesë publike

Vendimi i Kuvendit për media/ PD: Ruçi të tërhiqet dhe të kërkojë ndjesë publike

Vendimi i Kuvendit për lënjen jashtë parlamentit të mediave shqiptare, ka ngjallur reagim në mesin e opozitës në vend, dhe jo vetëm.

Partia Demokratike përmes deputetes Albana Vokshi, ka reaguar sërish lidhur me një vendim të tillë, duke u shprehur se pas protestës së gazetarëve dhe reagimit të BE-së, tashmë Kuvendi duhet që të tërhiqet.

Vokshi theksoi se ky është një veprim politik, i marrë nga Byroja e Kuvendit, dhe kreu i saj, Ruçi duhet të kërkojë ndjesë për vendimin.

Reagimi i Vokshit

Gazetarët e thanë fjalën e tyre. Kurajozë dhe me integritet, gazetarët e ngritën zërin kundër censurës së Parlamentit dhe kundër izolimit të tyre.

Edhe BE e tha fjalën e vet kundër pengimit të gazetarëve për të raportuar lirshëm në Kuvendin e Shqipërisë. Një falenderim edhe për qendrimin e ambasadores së Francës pro lirisë se medias dhe kundër censures shtetërore.

Tani i takon Kuvendit të Shqipërisë të tërhiqet. Vendimi i paligjshëm, antikushtetues dhe antidemokratik që pengon gazetarët të bëjnë punën e tyre në Kuvend duhet të zhbëhet. Ky është një vendim politik, i marrë nga Byroja e Kuvendit, e cila drejtohet nga Granoz Ruçi dhe jo nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Si I tillë, në vend të justifikimeve, Gramoz Ruçi duhet të kërkojë ndjesë publikisht dhe të tërheqë pa vonesë vendimin e gabuar!

Kufizimi i lirisë së medias në një vend që pritet të hapë negociatat me BE është po aq i papranueshëm sa vjedhja e votës!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy