Basha me Shoqatën e Investitorëve të Huaj prezanton platformën “Shqipëria në punë”: Do sprapsim krizën “Rama”

Basha me Shoqatën e Investitorëve të Huaj prezanton platformën “Shqipëria në punë”: Do sprapsim krizën “Rama”

Kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim me Shoqatën e Investitorëve të Huaj ku i prezantoi atyre platformën “Shqipëria në punë”.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, selia blu bën të ditur se takimi me këtë shoqata u fokusua tek shqetësimet e investitorëve të huaj në Shqipëri.

Konkurenca e pandershme, korrupsioni, burokracia dhe informaliteti i lartë janë në krye të listës së shqetësimeve të tyre, shtoi Basha.

“Nuk ka prioritet më të madh për shqiptarët sot, se të kthejmë besimin të ekonomia e të nxisim punësimin si emergjencë kombëtare! Për këtë arsye, krijimi i lehtësirave dhe kushteve për të thithur sa më shumë investime të huaja, që hapin vende pune, është prioriteti ynë strategjik.I sigurova përfaqësuesit e Shoqatës së Investitorëve të Huaj se në qeverisjen e ardhshme thithja e investimeve të huaja do të jetë prioritet strategjik, krahas mbështetjes së biznesit e prodhimit vendas. Reformat që ne do të ndërmarrim do të çmontojnë konkurencën e pandershme, do të eliminojnë burokracitë e tepërta dhe do të luftojnë korrupsionin”.

Basha premtoi se ai dhe qeverisja e PD do t’i japin fund ndryshimit të papritur dhe të pakonsultuar të rregullave, duke kthyer sigurinë juridike.  Kryeopozitari prezantoi edhe objektivat kryesore  ne kete drejtim.

“ Politika transparente dhe afatgjatë për taksat dhe hapja e lojës duke çmontuar monopolet dhe trajtimet preferenciale do të garantojnë konkurencë të ndershme në vend të klientelizmit korruptiv të qeverisë. Taksa e sheshtë 9%, heqja e taksës “Rama” mbi karburantin, eleminimi i lejeve, licencave dhe autorizimeve që pengojnë konkurencën e lirë dhe të drejtë do të jenë hapa të menjëhershëm.Shqiperia do të shohë përpara dhe prioriteti im absolut është të luftoj për të mbrojtur dhe hapur çdo vend pune të mundshëm. “Shqipëria në punë” nuk është thjesht një moto, por një platformë reale.  Me planin tonë ekonomik do të sprapsim krizën “Rama” dhe do mund të hapim vende të reja pune, të fuqizojmë ekonominë dhe të rrisim mirëqenien e shqiptarëve. “Shqipëria në punë” nuk është thjesht një moto, por një platformë reale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy