Provokimi i Vuçiç/ Basha: Të pranohet që Kosova është e pavarur

Provokimi i Vuçiç/ Basha: Të pranohet që Kosova është e pavarur

 Provokimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me hartën e Kosovës ka nxitur reagime të shumta në botën politike shqiptare, dhe jo vetëm.

Në rrjetet sociale, kreu i PD, Lulzim Basha, bëri thirrje që të pranohet realiteti që Kosova është e lirë dhe e pavarur. Sipas tij, këto veprime si të Vuçiç nxisin vetëm përçarje.

“Deklaratat dhe veprimet e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk i shërbejnë bashkëpunimit, paqes dhe stabilitetit në rajon, ato nxisin konflikt dhe perçarje. Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm. Shfaqje të tilla nacionaliste dëmtojnë vetëm Serbinë dhe tregojnë qasjen destruktive të lidershipit të saj. Sa më shpejt të pranohet realiteti i Kosovës së lirë dhe të pavarur, aq më mirë do të jetë për Serbinë, popullin e saj dhe gjithë Ballkanin për të ecur më shpejt drejt BE-së si interesi më i mire i popujve tanë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy