Përfundon dita e dytë e takimit kokë më kokë mes Bushatit e Kotzias (VIDEO)

Përfundon dita e dytë e takimit kokë më kokë mes Bushatit e Kotzias (VIDEO)

Ka përfunduar takimi i ditës së dytë ndërmjet dy delegacioneve zyrtare të Shqipërisë e Greqisë në Korçë. Dy ministrat kanë qëndruar gjatë gjithë ditës në hotelin në qytetin e Korçës.

Takimi është shoqëruar me prezencë të madhe të policisë.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme është parashikuar një vizitë e delegacionit grek në Muzeun Mesjetar të Korçës.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ndodhet në Shqipëri në një vizitë tre ditore, pas takimeve të Kretës në përpjekje të zgjidhjes së çështjeve të hapura mes dy vendeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy