Kryeministri Edi Rama në konferencën e jashtëzakonshme mbi skandalin e publikimit të pagave të mbi 600 mijë shqiptarëve, i pyetur nëse drejtoresha e AKSHI-t do të jap dorëheqjen nëse hetimet vërtetojnë se këto të dhëna kanë dalë nga ky institucion, u shpreh se kjo gjë nuk ka ndodhur as në SHBA.
“SHBA i dolën të dhënat sheshit dhe nuk di të ketë patur ndonjë dorëheqje. Tjetër gjë kur gjërat ndodhin nga dështimi i sistemit apo të ndonjë vepre siç ishte rasti i Rashës dhe tjetër gjë është kur gjendemi para sulmeve. Në të gjitha rastet nuk kam dëgjuar të ndodh ndonjë dorëheqje. Dhe tjetra AKSH nuk ka lidhje me këtë. Shpjegova që e-albania nuk ka lidhje me sistemin e tatimeve sepse sistemi i tatimeve është tjetër gjë tjetër.”, u shpreh Rama.



