Majko pret Grubin: Regjistrimi i Diasporës shqiptare në Maqedoni, akt patriotik

Majko pret Grubin: Regjistrimi i Diasporës shqiptare në Maqedoni, akt patriotik

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko pas takimit të sotëm me zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka deklaruar rëndësinë e madhë që ka përfshirjasa më e madhe e diasporës në procesin e regjistrimiut në cënsin e Maqedonisë së Veriut.

Zv/kryeministri Grubi u shpreh se kush më mirë se ministri Majko mund të luajë një rol kyç për të ndihmuar në regjistrimin e mërgatës së Maqedonisë se Veriut, duke sjellë në vëmendje gjithashtu kontributin e ministrit Majko gjatë luftës së Kosovës.

“Të gjithë e kujtojnë kontributin e tij në Kosovë. Jam këtu sepse mendoj se zoti Majko ka rolin kyç për të ndihmuar në regjistrimin e mërgatës sonë. Ky proces regjistrimi është jetik në Maqedoninë e Veriut, sepse të drejtat e komuniteteve në Maqedoninë e Veriut varet nga përqindja në të cilën ato janë të regjistruar në Censusin. Pas rreth 20 viteve kemi marrë përgjegjësinë për të realizuar regjistrimin e popullsisë, në vitin 2021 kemi qenë 25.7 për qind, ndërsa tani do të varet nga puna që ne do ta bëjmë bashkërisht për të nxitur mërgatën tonë që të regjistrohen përmes aplikimit online, proces që merr vetëm pak minuta kohë. Zoti Majko nuk heziton asnjëherë të na ndihmojë dhe të japë kontributin e tij dhe e falenderoj shumë”, u shpreh zv.kryeministri Grubi.

Ndërsa, ministri Pandeli Majko në thirrjen e tij drejtuar Diasporës, vuri theksin te rëndësia e këtij procesi, një proces që do t’i japë mundësi shqiptarëve në Maqedoni të përdorin gjuhën dhe flamurin e tyre kombëtarë.

“Në Maqedoninë e Veriut shqiptarëve deri vonë i është refuzuar numërimi. E theksoj numërimi nuk është proces burokratik, është një proces i cili ka të bëjë me të drejtën. Në qoftë se në një hapësirë administrative më shumë se 20 për qind e popullsisë së regjistruar është shqiptare, atëherë i jepet e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe, zyrës zyrtare. Në qoftë se nga numërimi, i cili nuk është burokratik, numërohen më shumë se sa 50 për qind e shqiptarëve në një hapësirë të caktuar, shqiptarëve i jepet e drejta e përdorimit të flamurit kombëtar. Ky nuk është një numërim thjesht matematikor, ky është një numërim që i bën shqiptarët kudo që janë, që me anë të regjistrimit do i japin të drejtën e përdorimit të gjuhës dhe flamurit shqiptarëve, ndaj ashtu siç thoshte Çajupi i madh “Shqiptar mos rri po duku”. Kam vetëm një thirrje: Ju lutem, ju lutem të qenit shqiptar, të numëruarit si shqiptar nuk është një proces burokratik, por është një akt i madh patriotik”, u shpreh ministri Majko.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy