"Mustafa Nano, njeriu që i ikën vetes”

"Mustafa Nano, njeriu që i ikën vetes”

“Njeriu që i ikën vetes”, kështu e ka cilësuar gazetari Alfred Peza analistin Mustafa Nano, duke analizuar historinë e jetës së tij profesionale.

I ftuar ne emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Peza i kujtoi Nanos karrierën e tij, ndërkohë që e pyeti se ku po shkon profesionalisht.  

“Kemi qenë në promovimin e ribotimit të librit tënd për jetën tënde dhe më mbeti pa bërë një pyetje. Dhe kjo ishte pyetja. Ne jemi në një zanat që na realizohen pyetjet. Ti e nise në Skrapar dhe je në Tiranë, vazhdove si inxhinier dhe hyre në gazetari, pastaj në publicistikë, në politikë, pastaj në diplomaci, pastaj në letërsi. Je gjithmonë duk i ikur vetes, për ku po vrapon Muç Nano?”, tha Peza.

Ndërkohë Nano u përgjigj se ajo që ka dashur të bëjë gjithmonë ka qenë të shkruarit dhe se me letërsinë e ka gjetur veten.

“Duke përjashtuar diplomacinë me këto gjërat e tjera jam aty. Në politikë më rrëmbeu vala kundër komunizmit, e cila i përfshiu të gjithë, por ajo që kam dashur të bëj që i vogël është kjo që po bëj tani, të jem gazetar, të shkruaj, të jem shkrimtar. Për fat të mirë e quaj veten të realizuar dhe nuk e konsideroj veten të ikur. Në mëdyshje kam qenë deri në vitet 90-të, kisha tundimet e emigracionit dhe në 98-ën jam kthyer dhe po bëj atë që kam dashur. Tani kam gjetur veten”, tha Nano.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy