Në zgjedhjet e 11 majit do të jetë kandidat për deputet edhe kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara.
Nisur nga zgjedhjet lokale ku me mbështetjen e tij Partia Socialiste arriti të marrë Bashkinë e Shkodrës, Doshi është optimist se partia e tij do të arrijë një rezultat surprizues në zgjedhje.



