Ivi Kaso: Të krijohet një komision parlamentar për financimin e partive

Ivi Kaso: Të krijohet një komision parlamentar për financimin e partive

Opozita kërkon që të ngrihet një komision i përhershëm parlamentar për financimin e partive politike.

 Kërkesën e bëri eksperti për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso gjatë një konference të organizuar nga “KRIIK Albania”.

Ai deklaroi se paratë e krimit minojnë procesin zgjedhor dhe për këtë arsye duhet të ndërmerret nisma ligjore për ta parandaluar si fenomen.

 “Është koha për thjeshtëzimin e kornizës ligjore të financimit të partive në një ligj të përbashkët, pavarësisht përputhjes formale. Korniza ligjore duhet rishikuar se nuk mjafton për të siguruar barazi, zgjedhjet e 2015 dhe 2017 provuan që korrupsioni ka marrë zgjerim të madh dhe janë reflektuar dhe te raporti i OSBE. Janë kryesisht para nga droga dhe kontrata kriminale, sasia e këtyre parave minon procesin zgjedhor. Shqetësuese për demokracinë është dhe kapja e mediave. Është koha të vlerësohet krijimi i një komisioni të përhershëm parlamentar për financimin e partive. Duhet të drejtohet nga opozita, duhet të ketë kapacitete të plota për të thirrur çdo institucion apo individ për të raportuar për të”, tha Ivi Kaso.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy