
Analisti Shpëtim Nazarko në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me zbulimin e një laboratori droge një ditë më parë në Fier, për të cilin u shpreh se tashmë nuk e çudit më asgjë.
Ai tha se aktualisht jemi duke paguar dëmet e një sistemi 30-vjeçar dhe se çdo qeverisje është duke bërë atë çfarë të mundë dhe se kontrolli qendror ka disa tentakula të dobëta.
Rama po e karakterizon e njëjta skemë dhe përmbajte si ato të Berishës dikur. Është njësoj si ato 30 vite që kemi kaluar sepse qeverisjet kanë krijuar një qeverisje ku secili bën çfarë të mundë ku kontrolli qendror ka disa tentakula të dobëta. Jashtë kësaj Shqipëria nuk funksionon dhe mua s’më bën përshtypje, sepse mjafton të shohësh territorin se si është i mbuluar dhe nuk ka asnjë vijë të verdhë. Nuk e quaj ndonjë çudi të madhe dhe ajo është shenjë që tregon se pas vitit ‘90 ne po paguajmë dëmet e një sistemi 30-vjecar. Ne rrojmë me një territor i përkufizuar si shtet por nuk çuditem, mjafton të shohësh rrugicat që çahen natën e ditën.



